fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

LVV: Paga minimale në Kosovë do të jetë 250 euro

Publikuar

Vendi që i paguan më pak punonjësit në rajon është Kosova. Paga minimale bruto në Kosovë varion nga 130 euro për punonjësit nën 35 vjeç dhe 170 euro për ata mbi 35 vjeç, tregojnë të dhenat e Eurostat. Shqipëria është vendi i dytë në rajon me nivelin më të ulët të pagës minimale, duke lënë pas vetëm Kosovën.

Sipas të dhënave të Institutit Europian të Statistikave paga minimale bruto në Shqipëri vlerësohet në 213 euro. Janë mbi 320 mijë persona ose 26% e totalit të të punësuarve që deklarohen në tatime me pagën minimale.

Ndërkaq sipas të dhënave të Eurostat, në Maqedoninë e Veriut, paga minimale bruto është 282 euro dhe në Mal të Zi 331 euro. Paga më e lartë minimale në rajon është në Serbi, me 343 euro. Krahasuar me vende e Bashkimit Europian.

LVV ka planifikuar që pagën minimale ta rrisë në 250 euro dhe se kjo pagë të përjashtohet nga tatimi në të ardhurat personale.

Lidhur me këtë Zeka thotë se OEAK konsideron se paga minimale duhet të jetë rezultat i një aranzhimi mes punëdhënësve dhe punëmarrësve dhe jo i ndërhyrjes së shtetit.

“Nëse vetëm duhet të rritet paga minimale, duhet të merren në konsideratë kapacitetet e kompanive të sektorit privat. Ajo që qeveria duhet të bëjë përtej këtyre premtimeve është që të krijojë një mjedis të favorshëm që ndërmarrjet e sektorit privat të fuqizohen mëtej”, thotë Zeka.

Adresimi i problemit të varfërisë dhe ulja e saj mbetet po ashtu kriter shumë i rëndësishëm i LVV-së. Qeveria e Kosovës, thuhet në planprogramin e LVV, nuk do të lejojë që 100 mijë qytetarë të jetojnë me më pak se 1 euro në ditë./tg/

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook