Lajme
LVV kërkon që vëmendja të koncentrohet tek komisionerët dhe vëzhguesit

Lëvizja Vetëvendosje në një konferencë për medie, pas publikimit të Exit Poll-ve ka thënë së vëmendja duhet të jetë tek puna e komisionerëve dhe vëzhguesve.
Albulena Haxhiu nga kjo parti ka thënë së u bëjnë thirrje qytetarëve që festën e tyre dhe festën tonë ta bëjmë pranë familjeve tona, të mos tubohemi në sheshe shkaku i pandemisë dhe rrugëve të pa pastruara.
“Në këto momente po ndodh procesi i numërimit të votave. Vëmendja duhet të jetë te puna e komisionerëve dhe vëzhgueseve sepse duhet ta garantojmë votën e lirë të secilit qytetarë”, ka thënë Haxhiu

Vazhdo më shumë