Lajme
LVV falënderon votuesit për besimin

Pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit, VV ka dal më një mesazh falënderues për të gjithë votuesit e saj
“Falënderojmë qytetarët e Republikës së Kosovës brenda dhe jashtë vendit për mbështetjen e jashtëzakonshme! Falënderojmë Vullnetarët për punën e madhe. Aktivistët për përpjekjet dhe angazhimin e palëkundur, dhe vëzhguesit e komisionerët, veçanërisht atyre që kanë vijuar punën edhe pas ditës së zgjedhjeve në Qendrën e numërimit. Së bashku krejt dhe drejt!”, shkruhet në komunikatën e VV-së.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit. Në këto zgjedhje VV ka marrë 49.95 qind të votave, apo 58 deputet, duke u renditur kështu si partia e parë.
