Lajme
Lutfi Haziri zyrtarisht kandidat për kryetar të LDK-së

Publikuar
2 vjet më parëmë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri në një paraqitje para medieve ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai me këtë rast tha se është krenar për 31 vjet të ecjes në rreshtin e madh të Rugovës.
“Kësaj here LDK-ja doli keq. Rezultati i saj tregoj për humbje besimi.. Ne vlerësojmë shumë gjeneratat që kontribuojnë edhe sot, po ashtu vlerësojmë përvojën dhe rezistencën e gjeneratave të vjetra të LDK-së, gjeneratave të mesme që është gjeneratë e Republikës…”, tha ai, duke shtuar se këta janë breza me të cilët do të jenë të angazhuar për ta kthyer LDK-në aty ku e ka vendin, në partinë e parë.
“Këto duhet të jenë zgjedhje të LDK-së, jo për të larguar të tjerët, por t’i afruar ata që kanë humbur besim, ata që janë dëshpëruar dhe ata që janë larguar të pakënaqur, kur njerëzit nuk ndihen të eliminuar por bashkohen për të bërë shumë…Zgjedhje kur respektohet veprimtari dhe i hapet dera të riut”, tha ai. Shkruan Telegrafi.
Haziri tha më tej se në klubin e politikë bërjes, në familjen e madhe të Bashkimin Evropian nuk mund të hyhet me zhurmagji, me ata që bëjnë politika të këqija e që kanë probleme me ligjin dhe krimin e organizuar.
“Ndryshimi i madh ka me ndodh dhe ky rikthim i madh i LDK-së si parti e parë është gardian i kësaj Republike”/tg/

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
