Jashtë KZAZ-së, krydemokrati u pyet nga gazetarët se si po shkonte procesi i votimit, por zgjodhi të mos përgjigjej duke bërë thirrje për votim masiv.
“Sot është një ditë e mrekullueshme për vendin tonë. Është historike. Kemi fuqinë për fëmijët tuaj, për vendin, për kombin. Sot është dita që të dilni dhe të votoni masivisht. Sot është dita e Shqipëria. Është dita e demokracisë. Jam i lumtur që votova në lagjen ku kam lindur dhe jam rritur. Dilni dhe votoni kjo është dita juaj. Faleminderit,“-tha Basha.