Lajme
LS thotë që Lajcak duhet t’ia rikujton Prishtinës obligimet

Publikuar
2 vjet më parëmë

Nënkryetari i Listës Serbe Igor Simiq ka thënë se pret nga vizita e emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajcak, t`ia kujtojë Prishtinës siç tha ai “detyrimet e nënshkruara në Bruksel, të cilat nuk janë përmbushur deri më sot”.
Simiq thekson për portalin “Kosovo Online” se së bashku me Prishtinën, Bashkimi Evropian ka pjesën e vet të përgjegjësisë që Asociacioni i Komunave Serbe nuk është krijuar për gati tetë vjet që nga nënshkrimi i marrëveshjes.
“Unë pres që vizita e Lajçakut të kujtojë Prishtinën për detyrimet që ata morën përsipër duke nënshkruar Marrëveshjen e Brukselit, të cilat ende nuk janë përmbushur sot. Së pari, dua të them formimin e Asocioacionit të Komunave Serbe, i cili është një detyrim që lindi nga 2013 marrëveshje”.
“Fakti që ne nuk e kemi Asociacionin sot dhe një mori përfitimesh të tjera të rëna dakord nga marrëveshjet e Brukselit për komunitetin serb është përgjegjësi e Prishtinës, por edhe e BE-së, e cila ishte garantuese e zbatimit të atyre marrëveshjeve përmes dialogut, ata gjejnë zgjidhje për të gjitha problemet që janë në rrugë midis Beogradit dhe Prishtinës, domethënë midis serbëve dhe shqiptarëve në zonën e Kosovës”, shtoi ai./tg/

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
