fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

“Lojtarët të marrin përgjegjësinë”, De Jong: Është faji ynë!

Publikuar

Mesfushori i Barcelonës Frenkie de Jong ka insistuar që lojtarët duhet të pranojnë fajin pas krizës së skuadrës dhe jo trajneri Xavi.

Në fund të ndeshjes ndaj Villareal, lojtari holandez u shpreh se përgjegjësia nuk duhet të jetë kurrsesi mbi Xavin.

”Është faji ynë, faji i lojtarëve, kur gjërat nuk shkojnë sic duhet, sigurisht që futbollistët kanë përgjegjësi. Kam plot vetëbësim që Xavi dhe stafi i tij kanë bërë një punë të shkëlqyer. Por, nuk duhet të vinim deri në këtë situatë,” u shpreh Frenkie de Jong.

Lexoni edhe:

Pavarësisht se Xavi Hernandez e udhëhoqi Barcelonën drejt titullit në sezonin e shkuar, rezultatet kanë shkuar ndryshe këtë sezon, me ekipin katalanas që nuk ka ruajtur vazhdimësinë.

Në ndeshjen që solli dhe deklaratën e Xavit për largimin, Barcelona po kryesonte 3-2, deri në momentin kur Villereal përmbysi shifrat në 3-5.

Pavarësisht momentit jo të mirë në kampionat, Barcelona mbetet në lojë në Champions League, ku në raundin e 1/8 do të përballet me Napolin.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook