Sport
Lojtarët me parametra zero, Interi piketon mesfushorin e Napolit

Interi vijon të studiojë tregun e futbollistëve që mund të afrojë me parametra zero në merkaton e verës së ardhshme, teksa objektivi i Marottës e Ausilios duket se tashmë është polaku Piotr Zielinski.
Ky i fundit ka kontratë deri në fund të sezonit me Napolin dhe deri tani ka refuzuar të gjithë ofertat për rinovimin e saj, ndaj gjasat janë që të largohet nga napolitanët në qershor, pas plot 8 sezonesh me fanellën e kaltër.
Aktualisht 29-vjeçari përfiton një pagë prej 3.5 milionë eurosh në sezon dhe Interi është gati t’i ofrojë deri në 4 milionë euro në sezon, për ta marrë në “San Siro” për tre sezonet e ardhshme.
Lexo edhe:
Megjithatë zikaltrit do të duhet të bëjnë llogaritë me konkurrencën që u vjen nga klubet arabe, të cilat mund të ofrojnë shumë më tepër, por edhe nga Juventusi, me Giuntolin që po shfrytëzon edhe marrëdhëniet personale me polakun, për ta marrë që në janar kundrejt një dëmshpërblimi simbolik për Napolin.
