fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

Lojërat Olimpike/ Mungesë e madhe në Paris 2024, Argjentina lë në shtëpi Brazilin

Publikuar

Humbje historike për Brazilin. Skuadra olimpike (nën 23 vjeç) humb 1-0 në Venezuelë kundër Argjentinës dhe i hiqet mundësia për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të ardhshme.

Brazili në fakt u eliminua nga grupi kualifikues, duke përfunduar në vendin e tretë me vetëm tri pikë. Një mungesë e madhe në Paris 2024, eventi i madh sportiv i verës së ardhshme

Hera e fundit që ekipi brazilian U-23 nuk u kualifikua në një edicion të Lojërave Olimpike ishte në vitin 2004. Ishte brezi i Maicon, Maxwell, Alex, Diego dhe Robinho. Në janar të atij viti humbja vendimtare ishte sërish 1-0, por kundër Paraguait.

Lexoni edhe:

Kombëtarja e trajnerit Menezes kishte grumbulluar tri pikë në dy ndeshjet e para, pasi kishte humbur me Paraguain, por kishte fituar ndaj Venezuelës. Takimi me Argjentinën ishte vendimtar për kualifikimin.

Ndeshja në Karakas u vendos nga një goditje me kokë nga Luciano Gondou, sulmues i Argentino Juniors, në minutën e 78-të, duke e kualifikuar Argjentinën si vend i dytë pas Paraguait dhe duke dërguar brazilianët në shtëpi për herë të parë në 20 vjet.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook