Lajme
Lista “Guxo” regjistrohet si parti politike?
Së bashku me kolegët e tjerë ne do ta udhëheqim këtë listë, se si, qysh, tek, ne kemi vendosur që t’i nënshtrohemi votës së fshehtë.

Publikuar
2 vjet më parëmë

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë që Lista ‘Guxo’ e Vjosa Osmanit do të regjistrohet si parti në vete dhe nuk do të shkrihet në Lëvizjen Vetëvendosje.
“Nga kjo listë do të rezulton një subjekt i ri politik i qendrës së djathtë. Do ta regjistrojmë, nuk është vetëm regjistrimi, ne duhet të organizojmë njëherë degët tona dhe pastaj vjen momenti kur bëjmë një mbledhje solemne në Prishtinë, bëjmë zgjedhje”, tha Gërvalla.
Sipas saj, ky proces nuk do të bëhet së shpejti pasi që merr kohë. “Unë nuk pres që kjo të jetë shumë shpejt, sepse kërkon goxha punë dhe kohë, por nuk e pres në një afat shumë të afërt”, theksoi ajo.
“Unë mendoj që së bashku me kolegët e tjerë ne do ta udhëheqim këtë listë, se si, qysh, tek, ne kemi vendosur që t’i nënshtrohemi votës së fshehtë. Prandaj asnjëri nga ne që mbetemi pas largimit të Osmanit nuk e përjashtojmë këtë opsion”, shtoi ajo, shkruan Telegrafi. Lista ‘Guxo’ e Vjosa Osmanit së bashku me Lëvizjen Vetëvendosje janë renditur të parët në zgjedhjet e 14 shkurtit, me 438 mijë e 335 vota apo 50,28 për qind.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
