Sport
LIGA UNIKE: Finalja e madhe: Peja – Ylli
Sot do të luhet finalja e madhe e Ligës Unike, ku do të ndeshën Peja dhe Ylli.

Liga Unike, me një super finale nga ora 19:00
Në këtë kompeticion kanë marrë pjesë skuadra nga Kosova dhe Shqipëria, e të cilat me ndeshje eleminuese e kanë sjellur një finale fantastike.
Për herë të parë që po zhvillohet kjo Ligë, dy ekipe finaliste do të jenë ekipet kosovare Ylli dhe Peja. Ndërsa për vendin e tretë do të ndeshen Rahoveci dhe Goga Basket.
Këto ndeshje do të luhen në terminet si në vijim:
16:00 – Rahoveci – Goga Basket
19:00 – Peja – Golden Eagle Ylli
Ndeshja finale do të jetë e veçantë për të dyja skuadrat, Peja e cila ka një histori të titujve, ndërsa Ylli e cila po tenton për titullin e parë në historinë e tyre./tipografi/
