fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

Liga e Kombeve për të amputuar/ Super Kombëtarja shqiptare përmbyll ndeshjet në pjesëmarrjen e parë historike

Publikuar

Kombëtarja shqiptare e të amputuarve ka përmbyllur me sukses turneun ndërkombëtar të Ligës së Kombeve, që u organizua në Skoci nga Federata Europiane për të Amputuar në bashkëpunim me UEFA-n.

Për kombëtaren shqiptare të amputuarve ishte një pjesëmarrje historike. Pasi kuqezinjtë morën pjesë për herë të parë në një turne madhor, që prej krijimit të tyre pak vite më parë nën kujdesin dhe mbështetjen e FSHF-së.

Kombëtarja speciale garoi në Divizionin D të Ligës së Kombeve të Futbollit për Amputuar, së bashku me Kosovën, Azerbajxhanin, Holandën dhe Skocinë. Shqipëria u mund nga Skocia, Holanda dhe Azerbajxhani, skuadra me shumë përvojë në futbollin e të amputuarve. Dhe barazoi 1-1 ndaj Kosovës në një ndeshje emocionuese.

Lexo edhe: 

Përveç faktit që për kombëtaren e të amputuarve ishte një pjesëmarrje historike, ky turne shërbeu për të fituar eksperiencë, me synimin për t’u përballur denjësisht në të ardhmen. Në turnetë e organizuar nga Federata Europiane për të Amputuarit dhe UEFA.

Federata Shqiptare e Futbollit i ka dhënë mbështetjen maksimale kombëtares më speciale dhe i ka krijuar të gjitha kushtet në çdo aspekt për t’u përgatitur sa më mirë në ndeshjet miqësore dhe në turnet ndërkombëtarë.

Pasi qeveria shqiptare e futbollit ka në fokus rëndësinë e përgjegjësisë sociale, për të ndikuar pozitivisht në shoqëri nëpërmjet lojës së futbollit. Dhe shembulli më i mirë është padyshim krijimi i Super Kombëtares kuqezi.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook