fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Liderët e “Ballkanit të Hapur” nënshkruan marrëveshje të reja

Në takimin e mbajtur në Tiranë më 21 dhjetor, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut nënshkruan marrëveshje për heqjen e lejes së punës, atë për lehtësimin e import-eksporteve të kafshëve të gjalla si dhe për veterinarinë.

Publikuar

Liderët e “Ballkanit të Hapur” nënshkruan marrëveshje të reja që, siç thanë, kanë për qëllim lehtësimin e bashkëpunimit rajonal.

Në takimin e mbajtur në Tiranë më 21 dhjetor, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut nënshkruan marrëveshje për heqjen e lejes së punës, atë për lehtësimin e import-eksporteve të kafshëve të gjalla si dhe për veterinarinë.

Në një konferencë për media, pas takimit të nismës për bashkëpunim rajonal “Ballkani i Hapur”, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha detaje të reja lidhur me marrëveshjet e arritura.

Ai tha se qytetarët e të tria vendeve do të kenë “qasje të menjëhershëm dhe të barabartë për lejen e punës dhe të qëndrimit”.

Sipas Ramës, me marrëveshja për sistemin e integruar elekronik të shërbimeve, do t’i hapë rrugën krijimit të një sistemi të përbashkët elektronik për t’iu “dhënë mundësi të gjithë qytetarëve që duan të marrin shërbime të caktuara – duke filluar nga aplikimet për t’u regjistruar si të pranishëm në vendin tjetër – pa lëvizur nga vendndodhja e tyre”.

Ndërkaq, marrëveshja e fundit, sipas Ramës përfshin një sërë pikash, që kanë të bëjnë me lehtësimet në eksporte dhe importe.

“Dhe marrëveshjet në bllok për t’iu hapur rrugën të gjithë atyre që prej vitesh ndërveprojnë mes këtyre vendeve si prodhues, si eksportues e importues produktesh dhe që kanë një histori të vështirë pritjesh e verifikimesh, duke bërë të mundur që nga janari i vitit të ardhshëm të kalojnë lirisht në kufijtë dhe doganat respektive, pa pasur nevojë që të sigurojnë tre herë dokumente që lidhen me eksport-importin e produkteve të tyre bujqësore e blegtorale”, tha Rama.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021