fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

“Legia punoi shumë me Muçin”, Pano: Këtu në Shqipëri nuk kanë durim!

Publikuar

Ish-futbollisti i Partizanit, Ledjo Pano ishte i ftuar në emisionin “Elite Show” në SuperSport ku foli edhe për Enest Muçin, ish-futbollistin e Tiranës që së fundmi kaloi nga Legia e Varshavës tek Besiktas në Turqi për shifrën e 10 milionë eurove. Pano theksoi se polakët punuan shumë me Muçin dhe e përmirësuan ndërsa shtoi se në ndryshim nga shqiptarët, të huajt kanë më shumë durim për të marrë frytet e punës së tyre.

Lexoni edhe:

“Legia e Varshavës punoi me Ernest Muçin, e përmirësoi dhe e rriti. Ja ku e ka marrë rezultatin, ndërsa këtu tek ne duan rezultatin sot për nesër. Ka bërë shumë mirë që ka zgjedhur Besiktasin. Në Shqipëri ka talente të tjerë. Muçi te Legia shkoi gjysëm i përgatitur. Nuk është problem të shkosh në një skuadër, por se çfarë bën atje. Ka lojtarë që kanë shkuar në Francë dhe janë kthyer pas pak kohësh.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook