Sport
Leao gati të “rrahë” Piolin pas zëvendësimit, Adli dhe Pobega përpiqen ta mbajnë

Minutat e fundit të ndeshjes ndaj Napolit që u mbyll me barazimin 2-2 është shoqëruar me tensione të shumta në pankinën e Milanit.
Në minutën e 81’, trajneri i “Djallit”, Stefano Pioli nxori nga fusha Rafael Leao-n dhe Olivier Giroud, gjë që nuk u prit aspak mirë nga dy sulmuesit.
Lexo edhe:
Ndërsa Giroud u pa duke bërtitur dhe shfryrë, Leao është filmuar duke shkuar me vrull drejt pankinës, me një pamje kërcënuese pas zëvendësimit, duke lënë të kuptohej se po shkonte gati për të “rrahur” Piolin dhe u pa që po tërhiqej me forcë nga nga Adli dhe Pobega.
Ndërsa kur mbërriti te Pioli, pasi Adli dhe Pobega nuk ia dolën ta mbanin, e pyeti hapur trajnerin për arsyen e zëvendësimit të tij.
