12 deputet të LDK po marrin pjesë në procesin e votimin për zgjedhjen e presidentit të shtetit, ndërkohë 3 të tjerë, po bojkotojnë këtë proces. Ata vetëm janë prezentë në seancë por nuk po marrin pjesë në votim.
Kujtojmë së Vjosa Osmani, tash kandidate e VV për presidente në vitin 2014 kur ishte pjesë e deputetëve të LDK-së, nuk kishte votuar qeverinë që udhëhiqej nga LDK.
Vjosa Osmani më herët ka qenë nënkryetare e LDK-së dhe kandidate e kësaj partie për kryeministre në zgjedhjet e vitit 2019. Por, në qershorin e vitit të kaluar, LDK-ja e shkarkoi nga të gjitha funksionet partiake, pasi Osmani ishte shprehur kundër disa vendimeve të partisë, përfshirë edhe prishjen e koalicionit qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje dhe formimin e qeverisë së re, që u udhëhoq nga Avdullah Hoti.