Ish këshilltari i kryeministrit në detyrë, Avdullah Hoti, Xhavit Beqiri ka thënë se LDK-në e kanë formuar albanologët, vetëm ata mund ta rikthejnë!
“LDK-ja nuk është as institut, as komunë! Ajo ka qenë, është dhe do (duhet) të jetë përherë një ide, një frymë, një besim”, ka shkruar Beqiri në Facebook.
Sipas tij ata që e shohin LDK-në me logjikën e ekonomisë së tregut dhe me meskinitetin e klaneve regjionale as nuk mund, as nuk duhet t’i prijnë kurrë asaj!