Lajme
LDK: Më Kurtin dhe Osmanin merremi pas zgjedhjeve të brendshme

Lidhja Demokratike e Kosovës, do t’i përgjigjet ftesës së Lëvizjes Vetëvendosje për një takim konsultimi, pasi ta mbyll procesin me kuvendin e saj zgjedhor.
Kështu është thënë në një përgjigje për Klan Kosovën, nga zyrtar për informim të LDK-së, kur u pyetën se si e komentojnë ftesën për takim nga kreu i VV-së, Albin Kurti e ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani.
”Për këtë çështje LDK do të vendosë pas Kuvendit të saj, pra pasi që ta mbyll procesin zgjedhor për kryetar të partisë”.

Vazhdo më shumë