Lajme
LDK: Kryetari dhe Kryesia nuk janë të dorëhequr

Publikuar
2 vjet më parëmë

Lidhja Demokratike e Kosovës në një sqarim të dërguar për medie ka thënë së Kryesia e kësaj partie nuk është në dorëheqje, ndërkohë ka thënë së as kryetari nuk është i dorëhequr, por vetëm e ka paralajmëruar dorëheqjen e të cilën do t’ia afrojë Kuvendit të LDK-së, në momentin që mbahet ky.
“Për sqarim të opinionit, Kryesia e LDK-së nuk është në dorëheqje, si e cilësojnë disa media, por me autoritet të plotë deri në riorganizimet që mund të ndodhin pas zgjedhjes së Kryetarit. Vetëm Kryetari i LDK-së ka paralajmëruar dorëheqje, të cilën do t’ia ofrojë Kuvendit të LDK-së”, thuhet në sqarimin e LDK-së.
LDK po ashtu ka paralajmëruar që sot do të takohet Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës për përgatitjen e Kuvendit të LDK-së për zgjedhjen e Kryetarit të ri, takim ky i cili sipas medieve do të mbahet rreth orës 16:30.
Njoftimi i plotë i LDK-së:
Sqarim për opinionin publik:
Sot, do të takohet Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës për përgatitjen e Kuvendit të LDK-së për zgjedhjen e Kryetarit të ri.
Për sqarim të opinionit, Kryesia e LDK-së nuk është në dorëheqje, si e cilësojnë disa media, por me autoritet të plotë deri në riorganizimet që mund të ndodhin pas zgjedhjes së Kryetarit.
Vetem Kryetari i LDK-së ka paralajmëruar dorëheqje, të cilën do t’ia ofrojë Kuvendit të LDK-së.
LDK – Zyra për Informim

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
