fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

LDK ka ndikuar në qendrimin tim për Kurtin, thotë Osmani

Publikuar

Anëtarja e listës së LVV-së, Vjosa Osmani, ka thënë se deklaratat që i kishte bërë në të kaluarën Albin Kurtin, kanë qenë të ndikuara edhe nga LDK-ja.

“Është e vërtetë që për një kohë të gjatë kam qenë e rrethuar me njerëz që kanë ndërtuar koncesione të tilla dhe që ka qenë e pamundur t’i vërtetosh. S’kam pasë kontakt me Kurtin që ta njihja mirë. Kam pasë paragjykime bazuar në ato konstruksione në partinë ku isha”.

Osmani thotë se në këtë vitin e fundit, ka arritur ta shoh dhe ta njoh nga afër gjithë qëllimin e tij të mirë për vendin tonë.

Sipas saj në qoftë se janë thënë gjëra të ashpra gjatë fushatës kanë qenë të ndikuara. Realiteti është krejt i kundërt nga ato konstruksione”.

“Kurti e do më të mirën për këtë vend dhe s’është dorëzuar para presioneve dhe trysnive që mund të dalin gjatë rrugës. Ai do të sillet si kryeministër i yni në këtë mandat”.

Osmani në Klan Kosova tha se asnjëherë s’e ka krahasuar me Hugo Chavez, por se ka qenë duke folur për sistemet e ndryshme ekzistuese nëpër botë.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: [email protected] | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021