fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

LDK, injoron Kurtin, vazhdon bisedimet vetëm me Vjosa Osmani

Publikuar

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është deklaruar pas takimit që patën me kryesinë e re të subjektit që ai drejton.

Abdixhiku u shpreh se kryesia e re e LDK-së ka përbërje prej 33 anëtarësh, ndërsa përmendi dhe emrat e nënkryetarëve të zgjedhur, njofton Klan Kosova.

”Sot kemi zgjedhur kryesinë e LDK-së me përbërje 33 anëtarëshe, nënkryetarët Lutfi Haziri, Gazmend Muhaxheri, Anton Qunit, Shqipe Mjekiqi dhe sekretarit Imri Ahmeti”.

Veç tjerash për konstituimin e institucioneve të reja, Abdixhiku bëri të ditur se Kryesia e re e LDK-së ka vendosur që takimet t’i vazhdojnë vetëm me Vjosa Osmanin, njofton Klan Kosova.

”Kryesia e LDK-së ka mbështetur iniciativën e propozuar në takimin e djeshëm, që LDK të vazhdojë diskutimet dhe bisedat vetëm me Vjosa Osmanin si pretendente për kandidate për presidente, besoj që gjatë javës Osmani të caktojë datën e takimit dhe kohën e takimit”.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021