Lajme
LDK, humbet gjysmën e deputetëve që i kishte në Kuvend

Lidhja Demokratike e Kosovës në bazë të rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendrore i Zgjedhjeve del të jetë humbësja me e madhe e këtyre zgjedhjeve.
LDK ka pësuar debakël, duke i humbur hiq me pak së gjysmën e deputetëve që i kishte në legjislaturën e fundit, e që kishin dal nga zgjedhjet e vitit 2019.
Sipas rezultateve të publikuar nga KQZ, LDK në këto zgjedhje ka fituar 12.64 për qind të votave apa 15 vende në Kuvendin e Kosovës.
Ndërkaq partitë tjera sipas KQZ i kanë këto rezultate; Lëvizja Vetëvendosje prin me 49.95 për qind, Partia Demokratike me 16.9 për qind dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.07 për qind.
