fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

LDK,  humb Istogun, Pejën, Fushë Kosovën dhe Gjilanin

Publikuar

Lëvizja Vetëvendosje ka arritur që t’ia marrë Lidhjes Demokratike të Kosovës të gjitha komunat, në të cilat deri tash, kjo parti kishte shumicën.

LDK ka humbur Istogun, ku VV prinë më rezultat 40.86% në raport më LDK që i ka vetëm 27.3%.

VV, kundër LDK-së është duke pri edhe në Pejë. Aktualisht VV në këtë komuna prinë me 50.71%, në raport me LDK që i ka vetëm 19.09%.

Fushë Kosova është një tjetër komunë, ku VV prin bindshëm në raport më LDK që deri tash kishte shumicën në këtë komunë. VV sipas rezultateve preliminare të KQZ prinë më 55%, në raport me LDK që i ka 17.57%.

Gjilani është një tjetër komunë, ku LDK humb primatin. Në këtë komunë VV në raport më LDK-në është duke prirë 65.08 % më 15.42 % që i ka LDK.

Në nivel vendi LVV po prinë më 48.06%, e ndjekur nga PDK më 17.73%, LDK-ja më 13.49 % si dhe AAK më 7.6 %. /Tipografi/

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021