fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

LDK duhet ta bëjë Osmanin Presidente

Publikuar

Mimoza Kusari nga LVV, ka deklaruar së është pa logjikë nëse LDK-ja ka qëndruar për të zgjedhur president Hashim Thaçin e nuk qëndron në sallë për ta votuar Vjosa Osmanin.

“Qytetarët e kanë votuar zonjën Vjosa Osmani për presidente dhe ajo nuk është pjesë e pazareve politike”, theksoi deputetja.

Ajo tutje ka thënë se diskutimet për qeverinë e ardhshme kanë filluar, ndërsa shkaku i rrethanave personale zonja Kusari do qëndroj si deputete në Kuvendin e Kosovës dhe jo në ndonjë post qeveritar.

Kusari-Lila tha se përfaqësimi i një numri të madh të femrave në parlamentin e ardhshëm është për t’u përshëndetur, megjithatë ajo konsideron se duhet punë më e madhe që ky përfaqësim të mbërrij deri në 50 për qind.

“VV-ja do përfaqësohet nga 58 mandate në Kuvendin e Kosovës, por ky numër, shtoi ajo, do të rritej nëse do ishin eliminuar disa parregullsi me votat e mërgatës që janë identifikuar”, ka thënë ajo në emisionin Imazh në RTK.

Tutje Kusari-Lila tha se zgjedhjet janë zhvilluar në mënyrën më të mirë demokratike dhe këtu qytetarët por edhe partitë politike, kanë luajtur rol të rëndësishëm.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: [email protected] | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021