fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

LDK, do të marrë pjesë në takimin me Kurtin

“LDK është e përkushtuar që dialogu të përfundojë suksesshëm me njohje reciproke, në kufijtë aktualë dhe në respektimin e parimeve të Kushtetutës së Republikës së Kosovës

Publikuar

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga kryeministri Albin Kurti. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi.

“Ashtu siç është deklaruar edhe Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Lumir Abdixhiku, parimisht, LDK nuk i ikë asnjë takimi, prandaj do të marrë pjesë edhe në takimin e ftuar”, ka thënë Halimi për Klan Kosovën.

“LDK është e përkushtuar që dialogu të përfundojë suksesshëm me njohje reciproke, në kufijtë aktualë dhe në respektimin e parimeve të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”.

“Në kuadër të kësaj LDK do të luajë rolin e saj, duke dhënë kontributin në Kuvendin e Kosovës, si parti opozitare. Ky rol i LDK-së karshi dialogut tanimë është i formësuar dhe si i tillë do të prezantohet në secilin format të takimeve”.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021