Lidhja Demokratike e Kosovës, ka mbajtur takim me Kryetarët e degëve të LDK-së, ku ata u njoftuan për ofrimin e dorëheqjes të Isa Mustafws nga pozita e Kryetarit të LDK-së.
Në mbledhje u diskutua për organizimin e Kuvendit për zgjedhjen e kryetarit të LDK-së, i cili duhet mbahet brenda 60 ditëve, si dhe krijimin e trupave për organizimin e punës së Kuvendit, përfshirë ato për drejtimin e punës së Kuvendit, Komisionit kandidues, atij verifikues etj.
Kryetarët dhe kryesitë e degëve vazhdojnë në mënyrë të rregullt ta kryejnë punën e tyre.
Pas zgjedhës së kryetarit te ri të LDK-së, lidershipi i ri merr vendime dhe orientime për forcimin e strukturës dhe organizimit të degëve dhe të organeve tjera të partisë.