Kosovë
LDK akuzon VV-në për punësime familjare
Qëndrimi i LDK-së për dialogun ka qenë që kryeministri Albin Kurti para se të shkojë në Bruksel të prezantojë platformën.

Publikuar
2 vjet më parëmë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë sei po e përcjellë me shqetësim trendin e punësimeve pasi siç tha ai, partia në pushtet – Lëvizja Vetëvendosje, që nga fillimi i mandatit e deri më tani ka filluar t’u jap strehë në institucionet publike, familjarëve dhe militantëve të tyre.
“Lëvizja Vetëvendosje prej momentit që ka ardhur në pushtet, vetëm ka filluar t’iu japë strehë familjarëve. LDK po e përcjell me shqetësim këtë trend dhe kërkon që kjo të ndërpritet sa më shpejtë që është e mundur. Këto emërime po bëhen me qëllim të kapjes së ndërmarrjeve publike, aq më e keqe është mënyra se si po tentohen të arsyetohen këto punësime familjare”, tha Shkemb Manaj, nga kjo parti.
“Në vazhdën e këtyre emërimeve është edhe emërimi i aktivistëve të VV-së në pozita udhëheqëse në Postë dhe Telekom. Është shqetësues fakti që gjatë këtyre ditëve të qeverisjes, zyrtarët e lartë që kanë aktakuza po tentojnë të frikësojnë gjyqtarët e prokurorët”, tha më tej Manaj.
Në anën tjetër, zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi ka thënë se qëndrimi i LDK-së për dialogun ka qenë që kryeministri Albin Kurti para se të shkojë në Bruksel të prezantojë platformën.
Para se të shkojë në Bruksel thjesht ta prezantojë platformën. Në anën tjetër Kryeministri Kurti gjatë fushatës ka potencuar që fillimisht do të kontaktojë me serbët në Kosovë pastaj për të shkuar në dimensionin tjetër. Kurti ka filluar që t’i ndryshojë qëndrimet, tani ende shoqëria kosovare mbetet në amulli se cila është platforma e qartë apo cilat janë temat që do të diskutohet në dialogun Kosovë-Serbi. Shpresojmë që Kurti nesër të prezantojë pikat qendrore për dialogun dhe pastaj presim që pasi të kthehet ta bëjë prezantimin se çfarë në të vërterte u diskutua në Bruksel”, tha ajo
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
