fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

LDK: Agani ishte truri i lëvizjes paqësore

Puna dhe kontributi i jashtëzakonshëm i Prof. Aganit për lirinë dhe pavarësinë e vendit nuk mund të ndalej nga armiku serb, pos me eliminimin e tij fizik, ashtu edhe siç ndodhi fatkeqësisht, kur u vra më 6 maj 1999 afër Lipjanit.

Publikuar

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe te varri i Akademik Fehmi Aganit, në 22 vjetorin e vrasjes së tij.

Veprimtaria e Profesor Aganit për kombin ka spikatur si në fushën e shkencës, edukimit si dhe në jetën atdhetare e politike.

Prof. Fehmi Agani ishte intelektual i rrallë, politolog dhe sociolog, profesor në Universitetin e Prishtinës, si dhe nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Jo rastësisht e quanin “truri i lëvizjes paqësore”.

Puna dhe kontributi i jashtëzakonshëm i Prof. Aganit për lirinë dhe pavarësinë e vendit nuk mund të ndalej nga armiku serb, pos me eliminimin e tij fizik, ashtu edhe siç ndodhi fatkeqësisht, kur u vra më 6 maj 1999 afër Lipjanit.

Jeta dhe vepra e tij janë testament për kohën dhe shumë breza që vijnë, ndërsa emri i tij është skalitur në gurthemelin e shtetit të Kosovës.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021