fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

“Lautaro dhe Haaland më të mirët”, agjenti: Rinovimi? Duroni edhe pak

Publikuar

Lautaro Martinez është kthyer në liderin e Interit. Sulmuesi argjentinas po “fluturon” në sezonin e parë si kapiten i skuadrës së Simone Inzaghit.

21 gola dhe 5 asiste në të gjithë kompeticionet. 26-vjeçari po shkëlqen në fushën e blertë, ndërkohë që tifozët presin rinovimin. Temë rreth së cilës ka folur menaxheri i tij, Alejandro Camano.

Lautaro po luan në nivele të larta. Gjetja e marrëveshjes së rinovimit nuk është e lehtë, pasi ka disa aspekte që duhen diskutuar. Sot nuk ka një akord real, por jemi të qetë dhe vazhdojmë të bisedojmë me Interin.

Lexo edhe: 

Për momentin ka rëndësi skuadra dhe momentin që po kalon Lautaro. Ai është i lumtur. Është rritur sumë tek Interi, sot është një futbollist i kompletuar. Lautaro është kapiteni dhe ka edhe dy vite e gjysmë kontratë.

Ka shumë kohë për të folur rreth rinovimit, por le të negociojmë. Për momentin, fokusi është të bëjmë sa më mirë në Serie A dhe Champions. Lautaro është i rëndësishëm në futbollin italian dhe europian.

Deri më sot besoj se ai dhe Haaland janë dy qendërsulmuesit më të mirë në Europë.”, theksoi agjenti i argjentinasit. Lautaro ka kontratë me nënkampionët e Europës deri në 2026.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook