Lamtumirë Profesor, kështu e ka nisur presidentja në detyrë Vjosa Osmani, reagimin e saj ndaj lajmit për vdekjen e profesorit të njohur Zejnullah Gruga.
Osmani i ka thënë se iku edukuesi i shumë brezave, Prof.Dr.Zejnullah Gruda, por shembulli i tij e vepra që la pas do të jetojnë përgjithmonë.
“Ngushëllime familjes Gruda si dhe të gjithë bashkëpunëtorëve e brezave të shumtë të studentëve që patën nderin ta kenë Profesor”, ka shkruar Osmani.
Postimi i plotë:
Lamtumirë Profesor!
Sot iku edukuesi i shumë brezave, Prof.Dr.Zejnullah Gruda, por shembulli i tij e vepra që la pas do të jetojnë përgjithmonë.
Ngushëllime familjes Gruda si dhe të gjithë bashkëpunëtorëve e brezave të shumtë të studentëve që patën nderin ta kenë Profesor.