fbpx
Lidhu me Ne!

Botë

Lamtumira e fundit Princ Philip, Windsor gati për ceremoninë, të pranishëm vetëm 30 persona

Ushtria dhe Forcat Ajrore Mbretërore do të marrin pjesë në procesionin e varrimit, dhe arkivoli i Filipit do të dërgohet në majën e kalasës Shën George në një Land Rover të cilin duka e projektoi vetë

Publikuar

Përmes ceremonive zyrtare i jepet sot lamtumira e fundit Princ Philip, bashkëshorti i mbretëreshës Elisabeth, i cili i nda nga jeta një javë më parë në moshën 99-vjeçare.

Windsor ka përfunduar të gjitha përgatitjet ndonëse ceremonia do të jetë e kufizuar vetëm me 30 pjesëmarrës, masa të marra për shkak të pandemisë. Por vëmendja e mediave botërore do të jetë e madhe .

Ushtria dhe Forcat Ajrore Mbretërore do të marrin pjesë në procesionin e varrimit, dhe arkivoli i Filipit do të dërgohet në majën e kalasës Shën George në një Land Rover të cilin  duka  e projektoi vetë.

Princi Charles, trashëgimtari i fronit dhe babai i princërve, së bashku me motrën e tij, Princeshën Anne, do të drejtojnë procesionin e varrimit të Princit Philip.

Princi William dhe Harry nuk do të ecin krah për krah duke minimizuar shanset për ndonjë moment të sikletshëm midis vëllezërve që kanë raporte të tensionuara që nga vendimi i Harry për të hequr dorë nga detyra mbretërore.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021