fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Lama: Reagimi i Turqisë është jo diplomatik dhe ndërhyrje në punët e brendshme të një vendi sovran

Publikuar

Ish ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama, reagimin e shtetit Turk ndaj hapjes së ambasadës së Kosovës në Jerusalem, e ka quajtur të ashpër, jo diplomatik dhe ndërhyrje në punët e brendshme të një vendi sovran.

“Cilësimi si veprim i “papërgjegjshëm” dhe akuza se ne nuk duam t’ia dimë për vuajtjet e popullit palestinez, janë të papranueshme, ndërkohë që Kosova nuk i ka shkaktuar vuajtje ndonjë populli tjetër, ndërkohë që vetë Turqia me popullin kurd, është edhe në konflikt të brendshëm, edhe të jashtëm”, ka shkruar Lama në faqen e saj në Facebook, raportin Tipografi.

Postimi i plotë:

Reagimi i qeverise turke per hapjen e Ambasades se Kosoves ne Jeruzalem, ishte goxha i ashper dhe jo diplomatik dhe mund te konsiderojme nderhyrje ne punet e brendshme te nje vendi sovran.

Cilesimi si veprim i “papergjegjshem” dhe akuza se ne nuk duam tia dime per vuajtjet e popullit palestinez, jane te papranueshme, nderkohe qe Kosova nuk i ka shkaktuar vuajtje ndonje populli tjeter, nderkohe qe vete Turqia me popullin kurd,  eshte edhe ne konflikt te brendshem, edhe te jashtem.

Po keshtu vete autoritetet palestineze, ne raport me Kosoven jane rreshtuar pro Serbise.

Kosova ka politiken e saj te jashtme, ku partner strategjik e ka SHBA-ne, ndersa raportet me Turqine jane miqesore, dhe duhet te bazohen mbi respektin reciprok.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021