fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Lama për kryetarin e ardhshëm të LDK: Hoti është figurë e përshtatshme, Osmani i ka ndarë rrugët më LDK-në

Publikuar

Alma Lama, kandidate për deputet nga radhët e LDK-së ka thënë së kryetari i ardhshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, duhet jo vetëm të jetë intelektual por të ketë aftësitë e duhura menaxheriale për të drejtuar partinë, ndërkohë që nuk mohoi se Avdullah Hoti ishte një figurë e përshtatshme por që nuk kishte shprehur pretendimet për të kryesuar LDK-në.

“Besoj që një kryetar i ri do të vijë nga strukturat e LDK-së, nga brenda LDK-së, nuk mund të importohet nga jashtë,” – tha Lama teksa sqaroi gjithashtu se ende nuk kanë kandidatura zyrtare.

Në intervistën për Euroneës Albania, Lama u shpreh se pas dorëheqjes së kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës, kushdo të vijë në krye do t’i japë partisë një frymë të re.

Sipas saj, largimi i kryetarit nuk është mundësi për rikthimin e Vjosa Osmanit sepse siç sqaroi dhe kandidatja për deputete, Vjosa Osmani dhe LDK-ja i kanë ndarë rrugët.

Besoj se zonja Osmani i ka ndarë rrugët me LDK sipas deklaratave të saj kështu që nuk besoj se do të ketë një rikthim. Përveç kësaj edhe disponimi në strukturat e LDK nuk është i mirë pas asaj që ka ndodhur kështu që nuk e di por vlerësimi im është i tillë.