fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Lajmi i fundit: Shtyhet seanca për zgjedhjen e Presidentit

Seanca për zgjedhjen e presidentit që ishte planifikuar të fillonte në ora 18:00, është shtyrë për në ora 19:30.

Publikuar

Seanca për zgjedhjen e presidentit që ishte planifikuar të fillonte në ora 18:00, është shtyrë për në ora 19:30. Këtë e ka bërë të ditur deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci në një paraqitje para mediave. Ai nuk ka dhënë ndonjë arsye specifike se pse është shtyrë seanca, përveç që ka thënë së LVV do ta bëjë Vjosa Osmanin, presidente të shtetit.

Ndërkohë më herët Mimoza Kusari Lila, shefe e deputetëve të LVV, ka bërë të ditur se Kryesia e Kuvendit ka marr vendim që sot të mbahet seanca për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës.

Ajo tha se LVV nuk ka hequr dorë nga Ligji për zgjedhjet por për ketë po përgatisin një proces gjithëpërfshirës.

“Seanca për zgjedhjen e presidentit mbahet sonte në ora 18 me kërkesën e 41 deputetëve. Do të kujdesimi për një mbarëvajtje të suksesshme të seancës kur zgjedhet presidenti. Po përgatisim një proces gjithëpërfshirës për ndryshimin e ligjit të zgjedhjeve. Uroj që të gjithë të jenë në krye të detyrës dhe të jenë në seancë më kohën kur votohet presidenti”, tha ajo.

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021