fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Lajmi i fundit: PDK, kundër Vjosa Osmanit

Publikuar

Update: Enver Hoxhaj, kryetar në detyrë i PDK-së ka thënë se Këshilli Drejtues i kësaj partie në mënyrë unanime ka vendosur që nuk do ta japin mbështetjen e tyre për kandidaturën e Vjosa Osmanit për presidente.

Ka filluar takimi i Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës, i pari ky pas zgjedhjeve të 14 shkurtit në të cilat kjo parti doli e dyta në nivel të vendit.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së Enver Hoxhaj para takimit ka thënë se do të bëhet një analizë e rezultatit zgjedhor, si dhe do të diskutohet edhe për çështjen e presidentit.

“Do të dalim me veprime konkrete se si PDK ta bëjë opozitën në raport me qeverinë e ardhshme. Se si të organizohemi për zgjedhjet lokale dhe se si në mënyrën më të mirë të mundshme të përfaqësojmë interesat e qytetarëve të Kosovës”, tha Hoxhaj.

Hoxhaj ka mohuar që ka iniciativë apo vendim për shkarkimin e strukturave partiake, teksa ka treguar se a do të votojnë Vjosa Osmanin për presidente.

“Dje temë kryesore e kemi pasur se cili do të jetë qëndrimi i PDK-së në raport me formimin e institucioneve… Unë nuk i marrë vendimet as në këtë konferencë për shtyp as në studio televizive, por në organet e PDK-së dje, në mbledhjen e kryesisë nuk ka pasur përkrahje një gjë e tillë, sot do të diskutohet përsëri në këshillin drejtues”, ka deklaruar ai.

I pyetur lidhur me çështjen e kryetarit dhe mundësinë e zgjedhjeve të brendshme në PDK, Hoxhaj është shprehur se PDK-ja e ka kryetarin në Hagë.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: [email protected] | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021