Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme , ka ndaluar dy persona me inicialet A.K dhe S.M, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve”, nga neni 211 dhe “Dhënia apo marrja e ryshfetit në lidhje me votimin” nga neni 212 të KPRK-së.
Po ashtu, Prokurori i shtetit gjatë ditës së sotme do të parashtroj kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy personat e lartcekur për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat si më lartë.
Gjithashtu, ju njoftojmë se Prokuroria Speciale është duke vazhduar hetimet lidhur me këtë rast./tipografi/