Lajme
Lajcak, paralajmëron një hartë unike për Ballkanin

Publikuar
2 vjet më parëmë

Shprehjet e fytyrës tregojnë se pyetja që I bëhet nuk është më e përshtatshmja për të. Emisari evropian për dialogun po pyetet nëse pas arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi , ai do ta vendos në zyrë një hartë e cila tregon qartë kufirin mes dy vendeve.
Para një jave derisa po jepte intervistë Lajcak u pa se në prapavijë ka një hartë në të cilën nuk figuron qartë vija kufitare madje as ajo linja me ndërprerje sipas Rezolutës 1244.
Pas raportimit për këtë çështje që e bëri Klani e që shkaktoi reagime të mëdha, Lajçak të martën në Prishtinë, thotë se harta në fjalë iu nda nga shërbimet evropiane. Sllovaku u sqarua edhe më duke thënë se ajo është hartë zyrtare e BE-së dhe se duke e shmangur fjalën kufij ai thotë se vija ndarëse Kosovë-Serbi figuron.
“Më lejoni të jem shumë i qartë unë nuk doja ta ofendoja askënd me këtë .Kjo do të ishte fortë joprofesionale nga ana ime. Mua më duhet ta respektojë pozicionin e Bashkimit Evropian. Kjo ngjarje na bëri të qartë se na duhet dialogu që më mos të kemi kësi çështje dhe të jetë shumë e qartë se do të jetë vetëm një hartë në Prishtinë, Beograd e Bruksel e gjithkund tjetër. Ne po punojmë në këtë”-tha Lajçak, shkruan Klan Kosova.
Tema e njëjtë e përcolli diplomatin sllovak kur shkoi në takim në Partinë Demokratike të Kosovës, me kryetarin e saj në detyrë Enver Hoxhaj.
“Kryetari Hoxhaj ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me hartën e prezantuar nga Lajçak në njërën prej intervistave të tij ku nuk figuronte kufiri i Kosovës si vijë ndarëse me Serbinë. Hoxhaj ka kërkuar nga Lajçak një kërkim falje për këtë çështje meqë ndërmjetësuesi i dialogut nuk duhet të ketë qëndrim të njëanshëm në këtë proces dhe ai duhet ta njohë realitetin e Kosovës së pavarur” thuhet ndër të tjera në një deklaratë nga Partia Demokratike e Kosovës.
Kufijtë , mysafirit nga Brukseli ia përmendi dhe kryetari I Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
“Ri përsërita qëndrimet tona për dialogun, domosdoshmërinë e rolit strategjik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përkushtimin tonë për një Marrëveshje Gjithëpërfshirëse Ligjërisht të obligueshme, e cila ka epilog njohjen reciproke në kufijtë ekzistues dhe respekton rendin kushtetues të Republikës së Kosovës” tha ish-kryeministri.
Për vizitë i dërguari për dialogun ishte dhe në Lidhjen Demokratike të Kosovës ku u prit nga kryetari në dorëheqje Isa Mustafa.
Ndërkohë jo në zyrë e tyre partiake por në atë të Bashkimit Evropian në Prishtinë, Lajçak takoi Kryetarin e Listës Serbe Goran Rakiq e nënkryetarin, Dalibor Jevtiq.

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
