fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Lajçak: Vit me potencial për raportet mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Vizita dyditore në Prishtinë, kishte për qëllim që të siguronte që takimi Kurti-Vuçiq të jetë i suksesshëm.

Publikuar

I dërguari i bllokut evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak tha se vizita dyditore në Prishtinë, kishte për qëllim që të siguronte që takimi Kurti-Vuçiq të jetë i suksesshëm.

“Këto takime ishin shumë të dobishme dhe na ndihmojnë ne që të përgatitemi për takimin (në Bruksel)”, tha Lajçak.

Ai shtoi se ky vit ka “potencial që të jetë një vit i mirë për marrëdhëniet BE-Ballkan Perëndimor. Ka një rritje të interesimit për rajonin në mesin e udhëheqjes së BE-së dhe shteteve anëtare”.

Ndryshe, zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer dhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogum, Miroslav Lajçak siguruan se bashkëpunimi ndërmjet SHBA-së dhe BE-së sa i përket dialogut Kosovës-Serbi “është i shkëlqyeshëm dhe nuk mund të ishte më i mirë”.

Palmer dhe Lajçak qëndruan në Kosovë, ku u takuan me zyrtarët institucionalë dhe politikë, me qëllim që të përgatisnin takimin e parë të nivelit të lartë, ndërmjet kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksadar Vuçiq, që pritet të mbahet pas “disa ditësh” në Bruksel.

Vazhdo më shumë