fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Lajçak nuk ka marrëveshje të shpejtë mes Kosovës dhe Serbisë

Publikuar

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, u ka thënë përfaqësuesve të vendeve anëtare të bllokut, se nuk pret ndonjë marrëveshje të shpejtë për normalizimin e raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit. Ai po ashtu u ka thënë shteteve anëtare se nuk do të organizojë ndonjë raund të ri të bisedimeve, derisa në Kosovë të mos formohen institucionet e reja, që pritet të dalin pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, shkruan Evropa e Lirë

 

Lajçak ka folur para ambasadorëve në Komitetin për politikë dhe siguri, ku ka prezantuar punën e tij të deritashme, kur po afrohet fundi i mandatit të tij njëvjeçar. Ky mandat skadon në fund të muajt të ardhshëm dhe sipas burimeve diplomatike, ai pret që Këshilli i BE-së t’ia vazhdojë mandatin.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021