Gazetari dhe autori i emision Rubikon, Adriatik Kelmendi ka reaguar pas publikimit ku në zyrën e përfaqësuesit të BE-së për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajcak, shihet një hartë, ku Kosovën e paraqet si pjesë të Serbisë.
Kelmendi ka thënë së Lajcak nuk duhet të pritet nga askush në Kosovë.
“Nëse Lajçak nuk kërkon falje për hartën ku tregohet Kosova si pjesë e Serbisë derisa jep intervistë, ai nuk duhet të pritet nga askush në Kosovë”, ka shkruar Kelmendi në Facebook.
Sipas Kelmendit, nëse Lajcak e ka bërë nga pakujdesia – kjo tregon se sa me lehtësi moskokëçarëse e ka marrë rolin e tij si ndërmjetësues i BE-së në dialog, dhe ky është lajm i keq.
“Nëse e ka bërë me vetëdije – atëherë ai ka marrë anën e Serbisë dhe s’mund të shihet më si i paanshëm në dialog”, ka thënë Kelmendi.
Postimi i plotw i Kelmendit:
Nëse Lajçak nuk kërkon falje për hartën ku tregohet Kosova si pjesë e Serbisë derisa jep intervistë, ai nuk duhet të pritet nga askush në Kosovë.
Nëse e ka bërë nga pakujdesia – kjo tregon se sa me lehtësi moskokëçarëse e ka marrë rolin e tij si ndërmjetësues i BE-së në dialog, dhe ky është lajm i keq.
Nëse e ka bërë me vetëdije – atëherë ai ka marrë anën e Serbisë dhe s’mund të shihet më si i paanshëm në dialog.