Lajme
Lajçak: Marrëveshja Kosovë-Serbi, e mundur

Publikuar
2 vjet më parëmë

Bashkimi Evropian është i bindur se “normalizimi gjithëpërfshirës i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë është absolutisht i mundur”, tha përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
“Është në interesin e tyre, në interesin e të gjithë rajonit dhe, natyrisht, në interesin e BE-së”, tha Lajçak për të përditshmen e Beogradit “Danas”, kur u pyet se çfarë do të bëjë nëse nuk ka kompromis për këtë çështje.
Albin Kurti, partia e të cilit i ka fituar zgjedhjet parlamentare në Kosovë më 14 shkurt, tha se formimi i ekipit negociues për dialogun me Serbinë nuk është prioritet i tij, duke shtuar se është “prioritet i gjashtë ose i shtatë” për qytetarët e Kosovës.
Lajçak tha se BE-ja është ndërmjetëse në dialog dhe se nuk do të imponojë asgjë. “Ne jemi gati të vazhdojmë sapo Qeveria e re në Prishtinë të marrë detyrën”, tha Lajçak.
I pyetur se kur mund të vazhdojë dialogu midis Kosovës dhe Serbisë, Lajçak tha se nuk do të ishte një gjë e mençur “fiksimi i datës”.
Muajin e ardhshëm bëhen dhjetë vjet prejse Kosova dhe Serbia kanë nisur negociatat e drejtpërdrejta për normalizimin e marrëdhënieve.
Bisedimet ndërmjetësohen nga BE-ja dhe mbështeten nga Shtetet e Bashkuara. Ato do të duhej të përfundonin me një marrëveshje të detyrueshme gjithëpërfshirëse.

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
