fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Lajçak i bindur se e dialogu solli marrëveshje të rëndësishme për Kosovën dhe Serbinë

Publikuar

Emisari special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak ka thënë se gjatë procesit të dialogut janë arritur marrëveshje të rëndësishme për Kosovën dhe Serbinë.

“10 vjet pasi palët u ulën për herë të parë në Bruksel, dialogu solli marrëveshje të rëndësishme. Ata bënë një ndryshim real për njerëzit në Kosovë dhe Serbi, për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe për aspiratat evropiane të një rajoni të tërë”, ka shkruar diplomati sllovak në Twitter.

Kosova dhe Serbia nisën një proces të dialogut më 8 mars 2011. Në këtë periudhë dhjetëvjeçare u zhvilluan dhjetëra takime dhe u nënshkruan shumë marrëveshje, por ky proces ende nuk prodhoi një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë.

Deri te fillimi i bisedimeve erdhi pasi Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 2010 miratoi rezolutën nga 27 vendet e atëhershme të BE-së, e cila hapi rrugë për fillimin e dialogut, me qëllim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit.

Në një gjë të tillë kontribuoi mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë më 2010, sipas të cilit, shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk paraqet shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Dialogun teknik në vitin 2011 e ka udhëhequr Qeveria e Kosovës, dhe në krye të ekipit negociator të Kosovës ishte Edita Tahiri.

Edhe pse në fillim u paralajmërua që Kosova do të bisedojë me Serbinë vetëm për çështje teknike, të cilat janë udhëhequr nga ekipet teknike të të dyja shteteve, në fund 2012, krahas bisedimeve teknike, filluar edhe bisedimet në nivelin politik për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë./tg/

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021