Lajme
Lajcak edhe në reagim e paraqet Kosovën si krahinë të Serbisë

Publikuar
2 vjet më parëmë

Miroslav Lajcak, përfaqësues i BE për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, ka reaguar ndaj kritikave që ka pranuar si rezultat i një hartë që mbanë në zyrën e tij, e cila e paraqiste Kosovën si pjesë të Serbisë.
Në Twitter Lajcak ka thënë së është keqinterpretuar dhe se në hartën e tij në zyrë kufijtë e Kosovës paraqiten.
“Pasi harta në zyrën time është nxjerrë gjatë intervistës sime dhe është e paqartë, ka shkaktuar disa keqkuptime sot, unë po ndaj një foto të afërt të saj. Kjo është një hartë zyrtare e BE-së e Ballkanit Perëndimor. Kosova është atje dhe po ashtu është linja që ndan Kosovën nga Serbia”, ka shkruar ai.
Por sic shihet edhe në foton e prezantuar nga Lajcak, Kosova në këtë hartë nuk paraqitet në kufijtë e saj shtetërore, të njohur nga 22 vende anëtare të BE-së, por paraqitet me kufijtë administrativ të ish Krahinës Socialiste, në kuadër të Serbisë.

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
