Lajme
Lajcak dhe Reeker takohen në Bruksel
Takimi i Lajçak me Reeker vjen në një moment të ndjeshëm të ndërprerjes së procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Publikuar
2 vjet më parëmë

Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak është takuar me ushtruesin e detyrës së ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Philip Reeker.
Këtë Lajçak e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Twitter, teksa takimi në fjalë vjen vetëm një ditë pasi përfaqësuesi i SHBA-ve në OKB tha se për dialogun nuk ka shumë kohë për të humbur.
Kisha një takim shumë të dobishëm me Phil Reeker, Ushtrues i Detyrës së Sekretarit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, këtë mëngjes. Gjithmonë mirë për të krahasuar shënimet, për të koordinuar dhe dakorduar mes SHBA-së dhe BE-së për aktivitetet e ardhshme në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar ai.
Takimi i Lajçak me Reeker vjen në një moment të ndjeshëm të ndërprerjes së procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti ka nënvizuar se dialogu nuk është prioritet parësor i qeverisë së tij, teksa kjo ka shkaktuar edhe reagime në kampe të ndryshe që janë të përfshira në proces.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
