fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

Kylian Mbappe i del në mbrojtje Donnarummas: E tepruan!

Publikuar

Pritja e ashpër që tifozët e Milanit i bënë portierit të PSG-së, Gigio Donnarumma, mbrëmë në “San Siro”, nuk e ka lënë indiferent “yllin” e skuadrës pariziene, Kylian Mbappe.

Tifozët e Milanit e pritën ish-portierin me një stuhi me kartëmonedha false, të zbukuruara me fytyrën e tij dhe fjalën mercenar.

Lexo edhe: 

“U bë shumë zhurmë. Ishte një pritje shumë e vështirë për Gigion. Mendoj se ishte pak e tepërt. Por kështu është futbolli, tifozët mund të bëjnë çfarë të duan. Ne nuk mund t’u themi atyre se çfarë të bëjnë. Ne u përpoqëm ta mbronim “Gigio” sa më shumë që të ishte e mundur”, shpjegoi Mbappe.

Donnarumma u largua nga Milani drejt PSG në sezonin 2021/22 si lojtar i lirë, pasi i skadoi kontratën dhe u konsiderua tradhtar nga shumë tifozë.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook