Lajme
Kuvendi, voton për heqjen e homologimit
Me plotësim ndryshimin e Projektligjit për Automjete do të hiqet kjo padrejtësi me mbi një dekadë, ne e konsiderojmë se e rëndësishme është që të sigurohet kjo padrejtësi pasi që nga viti 2009

Publikuar
2 vjet më parëmë

Me 70 vota për, Kuvendi ka miratuar në parim Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Automjete që mundëson heqjen e homologimit.
Përderisa Partia Demokratike e Kosovës nuk mori pjesë në votim.
Shefja e GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lila tha se me këtë ndryshim do të largohet kjo padrejtësi që ka mbizotëruar për një dekadë.
“Me plotësim ndryshimin e Projektligjit për Automjete do të hiqet kjo padrejtësi me mbi një dekadë, ne e konsiderojmë se e rëndësishme është që të sigurohet kjo padrejtësi pasi që nga viti 2009 kjo mundësi ju është dhënë vetëm një operatori”.
Kryetarja e Komisionit për Bujqësi, Fitore Pacolli tha se shumë shpejt ministri i linjës do t’i sjellë Ligjin e ri për automjete.
Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku tha se nevoja për ndryshim nuk është vetëm te një pikë.
“Ky ligj do të vjen me një shqyrtim dhe plotësim ndryshim dhe nevoja për ndryshim nuk është vetëm për një pikë dhe të presim ministrinë”.
Shefi i GP së AAK-së, Besnik Tahiri tha se e përkrah në parim plotësim ndryshimin e Ligjit për Automjete, raporton RTK.
“Në parim grupi parlamentar e mbështet në parim plotësim ndryshimin e këtij Ligji”.
Armend Zemaj, nga LDK-ja, tha se nuk mund të mashtrohen qytetarët vetëm se po largohet homologimi, por të hiqet akciza dhe ndryshime të tjera, raporton EO.
“Homologimi ka marr konotacion politik dhe jo rrallë herë, dikush e ka plot gojën përkrahje për mërgatën”.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
