Lajme
Kuvendi shpenzoi 3 mil €, për 3 muaj
Për paga dhe mëditje janë shpenzuar 100 për qind e mjeteve, ndërsa për mallra dhe shpenzime 37 për qind.

Publikuar
2 vjet më parëmë

Kuvendi i Kosovës në gjashtëmujorin e parë të vitit 2021 ka shpenzuar mbi 3 milionë euro.
Kjo u bë e ditur në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, ku u miratua raporti i shpenzimeve për gjashtëmujorin e parë të këtij viti.
Sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi tha se për paga dhe mëditje janë shpenzuar 100 për qind e mjeteve, ndërsa për mallra dhe shpenzime 37 për qind.
“Rreth 3 milionë euro ka qenë buxheti i shpenzuar për 6 mujorin e parë të këtij viti”, tha Krasniqi.
Nënkryetari i Komisionit, Mërgim Lushtaku, ka thënë se pajtohet me raportin që ka paraqitur sekretari dhe nuk ka diçka për të shtuar. Deputeti i VV-së, Visar Korenica ka kërkuar detaje për një avans rreth 5000 euro, ndërsa Krasniqi ka treguar se ato kanë ndarë për udhëtime jashtë vendit të disa deputetëve që akoma nuk janë mbyllur.
Është përkrahur miratimi i raportit të shpenzimeve gjashtë mujore të Kuvendit të Kosovës.
Komisioni nuk miratoi raportin vjetor financiar të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2020, raportin vjetor Financiar të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për vitin 2020, raportin vjetor financiar të Autoritetit Rregullator për Shërbime të Ujit për vitin 2020, raportin vjetor financiar i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, si dhe raportin vjetor financiar i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
