fbpx
Lidhu me Ne!

Kosovë

Kuvendi nuk arrin të zgjedh gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese

Kuvendi do të vazhdojë punimet me pikat e mbetura nesër në ora 10:00.

Publikuar

Kuvendi i Kosovës ka dështuar të zgjedhjë një gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese. Kandidatët në raundin e tretë ishin Vigan Qorolli dhe Haxhi Xhemajli, por që asnjëri nuk arriti të marrë votat e nevojshme.

Në votim morën pjesë 94 deputetë, 49 vota mori Vigan Qorolli, ndërsa 38 Haxhi Xhemajli, kurse 7 vota ishin të pavlefshme. Seancës i janë përcjell tre kandidatë për gjyqtarë: Vigan Qorolli, Haxhi Xhemjali dhe Hilmi Jashari. Ndërsa Visar Morina përmes një shkrese ka tërhequr kandidaturën e tij në ditën e votimit.

Kuvendi do të vazhdojë punimet me pikat e mbetura nesër në ora 10:00.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: [email protected] | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021