Lajme
Kuvendi miratoi anëtarët e Komisionit për dhënien e Provimit të Jurisprudencës
Ndryshe, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu gjatë seancës së Kuvendit i reagoi opozitës pas skuzave që mori për emrat e propozuar për Komisionin për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës.

Publikuar
2 vjet më parëmë

Mes polemikave të shumta, Kuvendi i Kosovës me 70 vota për, 1 kundër dhe asnjë abstenim miratoi anëtarët e Komisionit për dhënien e provimit të Jurisprudencës.
Emrat e rinj të Komisionit për dhënien e Provimit të Jurisprudencës të miratuar në Kuvend janë: Albert Zogaj, Drita Rexhaj,Valbona Dishaj-Haxhosaj, Afrim Shala, Zenel Leku, Edijesa Zahiri, Halide Reka, Bajram Miftari, Hajriz Hoti dhe Nenad Lazic.
Ndryshe, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu gjatë seancës së Kuvendit i reagoi opozitës pas skuzave që mori për emrat e propozuar për Komisionin për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës.
Haxhiu tha se nuk mund të ua bëj qejfin deputetëve të opozitës për të propozuar emrat që duan ata e që e kanë denigruar sistemin e drejtësisë.
Ndërkaq, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa reagoi pas deklaratës së ministres Albulena Haxhiu, e cila tha se nuk propozon emra në Komisionin e Dhënies së Provimit të Jurisprudencës që i shërbejnë opozitës, shkruan telegrafi.
Beqaj tha se dikur Haxhiu kur ishte në funksion të kryetares së Komisionit për Legjislacion kishte kritikuar idenë e personave që mbajnë dy e më shumë poste, e sot sipas tij, Haxhiu po e bën të njëjtën gjë.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
