fbpx
Lidhu me Ne!

Kosovë

Kuvendi edhe më një seancë të jashtëzakonshme

Kusari-Lila, ka bërë të ditur se dy kandidatë kanë paraqitur kërkesat për të garuar për president të Kosovës.

Publikuar

Mimoza Kusari, shefe e grupit të kuvendarëve të LVV ka bërë të ditur se në seancën e parë të jashtëzakonshme që do të mbahet sot pikë e vetme e rendit të ditës do ta jetë projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit të zgjedhjeve.

Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zgjedhje në lidhje me votimin e mërgatës sonë në ambasada dhe konsullata”, kishte qenë një nga premtimet kryesore të LVV-së dhe Listës “GUXO”.

Ndërkohë Kusari-Lila, ka bërë të ditur se dy kandidatë kanë paraqitur kërkesat për të garuar për president të Kosovës.
“Kemi paraqitur dy kandidaturat; e para është Vjosa Osmani, dhe i dyti Nasuf Bejta. Ne do të caktojmë menjëherë edhe seancën brenda afatit kohor të paraparë”, tha Kusari-Lila.

“Ne do ta kemi zonjën Osmani presidente në momentin që kryhet procesi i votimit, ne e kemi të pohuar se kemi vullnetin e 80 deputetëve që i kanë thënë po kësaj çështjeje”.

Vazhdo më shumë